Veliaj i arrestuar, Kryemadhi i kujton videon virale Ramës: Ta kam bërë benë, është radha jote!
Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Erjon Veliajt nga SPAK, nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.
Kryemadhi i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se lista e arrestimeve vazhdon.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë.
Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon.
Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote", shkruan Kryemadhi.