U paraqit në SPAK, Myslim Murrizi habit me çfarë pa brenda: S’gjeta tullë gjëkundi…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ishte në Prokurorinë e Posaçme, ku sqaroi se në SPAK nuk ka qenë për një çështje që ka të bëjë me të.
Murrizi po ashtu ka ironizuar edhe punën e Prokurorisë dhe infrastrukturën e saj, duke thënë:
“Atje brenda kam parë atë që kam denoncuar publikisht dhe i kam bërë thirrje Dumanit që ta hetojë. Një ashensor që nxe dy vetë e gjysmë dhe disa mure me kartoxhens për të cilët në 2020, janar, dy muaj sa ishte zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut, ai komunisti Kraja, është bërë një tender rreth 8 milionë Euro për rikonstruksion ndërkohë që vetë godina e SPAK-ut nga BE-ja ka bërë 6 milionë euro me gjithë tokë.
Pashë ca ambiente që iher mu duk si aeroport me xhama e kshu dhe me muret nuk gjeta tullë gjëkund o Besard.
8 milionë euro kartoxhens duhet të ishte rrethuar Shqipëria 4 herë rreth e përqark deri në kufi me Italinë. Kështu që këtë pashë aty brenda”, tha Murrizi në Klan.