U kapën mat duke blerë vota, reagon kandidati për deputet i PSD: Më kanë dhunuar djalin

Politikë

U kapën mat duke blerë vota, reagon kandidati për deputet i PSD:

Kandidati për deputet i PSD-së, Bilbil Dervishi ka reaguar pas videos së publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ku thuhej se janë kapur duke blerë vota.

Dervishi tha se djali i tij është dhunuar nga persona të cilët i kanë prerë rrugën në mes të natës.

Sipas tij, djali i tij kishte vetëm një listë emërore dhe broshurat e PSD-së dhe asnjëra prej tyre nuk përbën vepër penale.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha publikoi këtë të martë një video ku sipas tij personat e filmuar ishin duke blerë vota për PSD-në. Personat të cilët kanë ndaluar automjetin e kontrollojnë atë dhe gjejnë një fletë votimi bashkë me një listë me emra qytetarësh të cilët sipas Berishës u janë blerë votat.

ME TE LEXUARAT