“U bëre bozë çdo ditë para ekranit”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia!
Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama vijon me rubrikën “Sy më sy” në rrjetet sociale. Ditën e sotme ka zgjedhur t’i përgjigjet një qytetari, i cili mesa duket është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari.
“Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë një kryeministër ka të tjera punë e detyra nga ta nisë ditën e re. Nejse, për qytetari që iu dëgjojmë jo se do na shuani kureshtjen për të tjerat që do na thoni. E kemi nisur punën dhe ditën e re që në orën 05:00 të mëngjesit, KLM”, ky ka qenë komenti i qytetarit të cilit Edi Rama ka vendosur që t’i japë një përgjigje.
Kryeminisri thotë se puna e tij është që të analizojë, diskutojë, debatojë, por edhe të informojë qytetarët lidhur me atë çfarë ndodh në vendin tonë dhe për të gjitha sukseset e punës së qeverisë së tij për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rama ia bën të qartë qytetarit që dita nis me të dhe qindra-mijëra qytetarë si ai, duke menduar se çfarë do të bëjë tjetër përgjatë këtij mandati me qëllim për të çuar Shqipërinë sa më para.
“I dashur Keli puna ime është të udhëheq duke menduar lexuar analizuar, diskutuar, debatuar, vendosur, mbikëqyrur, koordinuar, harmonizuar dhe patjetër informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur janë për të debatuar, siç po bëjmë bashkë por edhe për të informuar siç bëra për marrëveshjen dje në Abu Dhabi të cilën edhe ti e komentove. Tani që ti e thua një KM ka detyra të tjera për ta nisur ditën, ndërsa unë them se dita nis me ty.
Dita nis me ty sepse sa hap sytë filloj mendoj çdo bëj sot me mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin, për njerëzit e këtij vendi, që je dhe ti. Të jesh i sigurt që në asnjë nga punët e mia, të mëdha apo të vogla, nuk rri pa mendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, se dita ime nis sa gdhihet dhe mbaron pas mesnatës”, tha kryeministri Rama, duke shtuar më tej se “dritaret e reja” i ka hapur me qëllim për të qenë sa më afër qytetarëve dhe që këta të fundit të jenë në dijeni për arritjet e kabinetit të tij.