Trump do i heqë non gratën? Berisha: Ja çfarë kam mësuar nga administrata e tij!
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat lidhur me non gratën që SHBA i vendosi gjatë administratës Biden.
Prej kohësh aludohet se presidenti i zgjedhur Donald Trump do t'i heqë non gratën liderit të opozitës, ndërsa ky i fundit ka pranuar sot se nuk ka pritshmëri.
“Jo, unë nuk e kam filluar lobimin sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem. Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, domethënë është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre”, tha Berisha.