Tjetër zyrtar i lartë i Partisë së Lirisë largohet nga Ilir Meta drejt PS-së
Ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, është bashkuar me socialistët.
Kjo eshte nje tjeter levizje nga Partia e Ilir Metes, pas largimit te Ednrit Brahimllarit.
Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.
"Sot nis një sfidë e re me detyrën si administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!
Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!