Tirana “kryeqytet i inovacionit”, vlerësohet në ceremoninë e “Angi Oscar” në Romë
Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar në Romë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, e komentoi këtë vlerësim si një arritje e gjithë skuadres së bashkisë për të ofruar një qytet me standard.
“Tirana u vlerësua me çmimin e inovacionit për qeverisjen vendore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse vlerësohet përpjekja e skuadrës së bashkisë sonë, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të prodhuar një qytet histori suksesi, për të prodhuar një qytet solidar, që e mban ritmin e rritjes demografike, duke u siguruar për të sjellë inovacion në shërbimet për fëmijët, çerdhe, kopshte dhe shkollat e reja që kemi ndërtuar.
Jam vërtet krenar për të gjitha këto arritje”, deklaroi Veliaj.
Ai shtoi se në janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.