Tensioni i fushatës zgjedhore, qytetarët: Populli i Elbasanit mos t'i pranojë politikanët në qytet

Politikë

Tensioni i fushatës zgjedhore, qytetarët: Populli i Elbasanit mos

Jemi duke përjetuar një situatë të ndezur parazgjedhore. Aq e tensionuar është gjendja sa më tepër në ekranet tone, po shfaqen kolegët tanë të nderuar, gazetarët e kronikës së zezë.

“Po përveçse politikës, kush e komplikon tjetër situatën? Populli do vetëm të punojë, të jetojë I sigurtë e të mbajë familjen. Nuk është mirë që të dëgjojmë vrasje, plagosje dhe dhunë për zgjedhje. Populli është një. Ta mendojë se për kë ka dëshirë të votojë, dhe kjo punë të kalojë sa më qetë.

Po pse moj gazetare, në 2021-shin, kështu do të jetojmë ne? Ai thotë sfurqet, armët andej nga ana tjetër, sikur është kthyer ’97-ta. Ky popull po vuan shumë. I thashë motrës sime tani, hajde të dalim për kafe, ruhuni tha, se mos na vrasin.

O Zot, kur do të arrijmë që t’I japin dorën njëri-tjetrit, t’I dorëzojnë postet paqësisht njëri-tjetrit. Qyteti I Elbasanit është një shembull, me kulturë, me dashuri, se jemi lindur dhe rritur atje, kemi jetuar 50 vjet në Elbasan. Unë mendoj se populli I Elbasanit duhet të dalë me një vendim bashkie, që gjithë politikanët tanë të mos I pranojnë fare në qytet, as për festa e as për fushatë.

Politika shqiptare të mos hyjë fare në qytetin e Elbasanit. I kanë tmerruar njerëzit. Shikoja mbrëmë lajmet, lagjen time ku kam jetuar, shikoja njerëzit që iknin me vrap. Marr në telefon kunatin, vjehrrën dhe I pyes çfarë po ndodh. Lëre se jemi shumë të frikësuar, m’u përgjigjën.

Të flasë presidenti më këtë gjuhë, mendo se çfarë mund të bëjë një kategori tjetër të popullsisë. Po ja që thotë të presim me sëpatë, rrëmbeni sfurqet, këpusim duart. Jemi në shekullin e 21-të, nuk do kthehemi shekuj prapa. Kjo nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur kurrë më.

Kur mbahen zgjedhjet, se nuk dua t’ja di fare, ja juve gazetarët më informuat.

Kur do të qetësohet Shqipëria, këtë presim neve, të gëzojmë edhe ne moshat tona. Gjuha që përdorin politikanët është shumë e rëndë, në veçanti e presidentit të republikës. Unë nuk jam me asnjë parti.

I rekomandoj të qetësohet. Do iki andej, do iki këtej, do bëj këtë, do bëj atë, do pres duart. Ne si qytetarë lëndohemi shumë, saqë I them shpesh bashkëshortes, e fikim fare televizorin, mos të shikojmë më”.

Nisur nga ngjarjet e fundit në Elbasan, televizioni Top Channel, në faqen e tij online po realizon një sondazh me pyetjen: Cili mendoni se është përgjegjës për vrasjen e ndodhur në Elbasan? Shumica mendon se përgjegjësi mban Partia Demokratike, më pas renditet Partia Socialiste dhe e treta LSI-ja.

ME TE LEXUARAT