Tensionet në Veri, Peleshi dënon sulmin ndaj KFOR-it: Dialogu, e vetmja zgjidhje për stabilitet

Politikë

Tensionet në Veri, Peleshi dënon sulmin ndaj KFOR-it: Dialogu, e

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku disa ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur pas përplasjes me protestuesit serbë. Peleshi dënon dhunën e ushtruar ndaj forcave të KFOR-it ndërsa shton se zgjidhja e vetme është dialogu dhe ulja e tensioneve.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!

Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, shkruan ministri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT