Takimi në Berat/ Rama mesazh kryebashkiakëve: Duhet të jeni në dispozicion të PS, por mos ndërhyni në garë!
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me socialistët në Berat tha se zgjedhjet e 11 majit janë një sprovë e madhe dhe e rëndësishme për mazhorancën ndaj të gjithë kandidatët duhet të përgatiten mirë.
Po ashtu Rama ka shkëmbyer batuta me Fadil Nasufin i cili u la në listë të hapur për garën e deputetit.
"Dua t’ju them kryetarëve të bashkive, se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5 me 1. Por, ju nuk duhet të ndërhyni në garë. Këtu nuk bëhet fjalë për një deputet të një zone apo një zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të patur një përfaqësi.
Kur unë thashë që për të gjithë burrat do të jetë e prerë që nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë edhe një mandat, prandaj kush nuk do tja bëjë me dije drejtuesit politik, Fadil e shprehur në mënyrë prekëse dukë thënë që unë jam i gatshëm për listë të hapura, jashtë liste fare, po të jetë nevoja në listë, por të punoj për dike tjetër, si të doni ju.
Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu dhe ata që duket sikur e parakalojnë Fadilin në sprint, sepse Fadili dhe unë nuk jemi të sprintit, por të maratonave, por kur vjen puna të fitorja fitoj unë me Fadilin, jo ata të sprinteve.
Kështu që është maratonë kjo”, deklaroi Rama.