Stërvitja “Valor Shild 24”/ Trupat speciale të Shqipërisë e të Kosovës testojnë aftësitë në operacione speciale 

Politikë

Stërvitja “Valor Shild 24”/ Trupat speciale të

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po zhvillohet stërvitja "Valor Shield 24", ku trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë e tyre reaguese dhe bashkëpunuese në operacione speciale.

Kjo stërvitje zhvillohet nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. Sipas Vëngut, trupat kanë simuluar skenarë të ndryshëm, duke përfshirë operacione zbulimi taktik, operacione psikologjike, analizë të të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve në operacione për goditjen e objektivave, dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.

ME TE LEXUARAT