Zjarr para Parlamentit, Bardhi: Dogjëm karriget për Salianjin, s`djegim mandatet! Përjashtohet Noka, goditi Kocin
Tirane - Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi perjashtimin e Flamur Nokes nga seanca e sotme, per shkak te incidenteve me hedhjen e sendeve te forta, shisheve te ujit dhe bllokimit te foltores ne Kuvend.
Saktesisht, deputeti Flamur Noka, u përplas me deputetin Petro Koçi, madje në një moment e qëllon në duar.
Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.
Bardhi: Dogjëm karriget për Salianjin, s`djegim mandatet!
Pasi deputetet e opozites nxorën nga salla karriget dhe u vunë flakën, Gazment Bardhi tha se këtë e bënë për të treguar se ‘nuk janë aty për karriget e tyre’.
I pyetur nëse do të djegin mandatet sërish, ai tha se jo.
“Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve.
Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.
Deputetët e opozitës djegin karriget para Parlamentit, protestë për burgosjen e Ervin Salianjit
Deputetët e Partisë Demokratike u kanë vendosur flakën karrigeve të tyre, të cilat i nxorën nga ambientet e brendshme të Parlamentit.
Seanca e cila nisi me tensione të menjëhershme, në protestë për dënimin e Ervin Salianjit, u pasua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët e opozitës.
Këta të fundit lyen ato me benzinë dhe më pas i dogjën, ndërsa u desh ndërhyrja e gardistëve përreth për shuarjen e zjarrit.
Spiropali njofton heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e PD bllokojnë foltoren, hedhin sende
Seanca e Kuvendit ka nisur me kaos diten e sotme, ne te paren qe pas burgosjes se Ervin Salianjit.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, nderkohe qe deputetet e PD dolen dhe bllokuan foltoren duke hedhur sende ne drejtim te pjeses ku qendron mazhoranca dhe qeveria
Deputetja Ina Zhupa ka publikuar nderkohe edhe nje foto te vendit ku duhej te ishte Salianji diten e sotme.
Nderkohe kjo ishte mberritja e deputeteve te PD ne Kuvend, pas paralajmerimit te tyre per nje mardhenie e kushtezuar me Kuvendin per shkak te burgosjes se Ervin Salianjit.