Spiropali akuzon opozitën: E kthyen Parlamentin në skenë krimi!
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, akuzi opoziten se e ka kthyer Kuvendin ne skene krimi diten e sotme.
Reagimi:
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.
Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!
Bashke me reagimin, Spiropali publikoi edhe nje foto te karrigeve qe deputetet e opozites dogjen ne oborrin e Parlamentit.