Skemë mashtrimi në telefona në emër të personave publikë, reagon Rama: Denoncojini

Politikë
Skemë mashtrimi në telefona në emër të personave

Kryeministri Edi Rama publikoi nje mesazh ne faqen e tij zyrtare ne lidhje me nje skeme mashtrimi me numrat e telefonit ne emer te personave publike.

Mesazhi i Ramës:

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot.

Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

ME TE LEXUARAT