Skandali seksual/ FRD: Personi i filmuar nuk ka lidhje me partinë, kujdeset për gjeneratorin

Politikë

Skandali seksual/ FRD: Personi i filmuar nuk ka lidhje me partinë, kujdeset

Partia Fryma e Re Demokratike ka reaguar mbi skandalin e përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop”.

FRD në deklatë shprehet se personi i filmuar merret me rregullimin e gjeneratorit dhe nuk ka lidhje me strukturat e partisë. 

Deklarata e plotë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fryma e Re Demokratike distnancohet kategorikisht dhe prerazi nga çdo person, që tenton të njollosë FRD dhe fushatën e saj, e cila nuk ka lidhje dhe sjellje me akte të kësaj natyre gjatë gjithë jetës së saj politike.

Skandali seksual/ FRD: Personi i filmuar nuk ka lidhje me partinë, kujdeset

Personi që paraqitet në emisionin “Stop”, nuk ka lidhje me asnjë strukturë të Frymës së Re Demokratike. Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës, dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita.

Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë, Fryma e Re Demokratike.

FRD është e hapur për të gjithë mediat dhe opinion publik që të verifkojnë listat e antarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese.

Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë kompromos me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin.

ME TE LEXUARAT