Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kreu i PD kokë më kokë për votën e Durrësit

Politikë

Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kreu i PD kokë më

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania, Barometri Politik zbuloi se diferenca mes dy liderëve kryesorë politikë në Shqipëri, Edi Rama dhe Lulzim Basha është përafruar ngushtësisht në qarkun e Durrësit, duke e kthyer 25 prillin në ditën e një përballje të fortë mes tyre.

Pyetur për opinionin pozitiv lidhur me liderët politikë, Rama, Basha dhe Kryemadhi qytetarët u përgjigjën kështu:

Edi Rama – 51.2%
Lulzim Basha – 51%
Monika Kryemadhi – 20.7%

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, Rama dhe Kryemadhi pësuan një rënie të mendimit pozitiv, ndërsa pikët për Bashën rezultojnë të jenë rritur.

Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kreu i PD kokë më

Pyetjes së kë duan kryeministër në qarkun e Durrësit, qytetarët iu përgjigjën duke nxjerrë Ramën në krye me 46.8% të të anketuarve, pasuar nga Basha me 42.1%.

Shifrat e atyre që thanë se nuk do të votonin për asnjë nga liderët u panë në rënie nga 15% në sondazhin e parë në 10.2% në të dytin.

Të pyetur se si mendojnë se po shkojnë gjërat në vendin e tyre, qytetarët e Durrësit regjistruan një rritje të lehtë të optimizmit krahasuar me sondazhin e parë ku 20% (sondazhi paraardhës 18.9%) thanë se i shihnin gjërat pozitivisht, dhe 54.7% negativisht (sondazhi paraardhës 56.7%)./euronews

ME TE LEXUARAT