"Shqiptarët nuk do vriten me njëri tjetrin për Edi Ramën", Meta viziton të plagosurin në zyrën e PD në Kavajë

Politikë

"Shqiptarët nuk do vriten me njëri tjetrin për Edi

Presidenti Ilir Meta vizitoi ne spital personin e plagosur dje ne zyrat elektorale te PD ne Kavaje.

Kreu i shtetit tha se Qeveria dhe Edi Rama duhet ti therrasin mendjes dhe te lejojne qytetaret te vendosin me 25 prill.

Sipas tij, shqiptaret nuk duhet te vriten me shqiptaret per llogari te atyre qe kane frike nga drejtesia dhe qe kane tmerr nga vota e barabarte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Metes, autoret e plagosjes jane drejtore ne Bashkine e Kavajes dhe mbeshtetes te PS:

Nuk mund të mos vizitoja në spitalin e Durrësit aktivistin e Partisë Demokratike, z.Bledar Okshtuni, të plagosur me armë zjarri brenda në zyrën elektorale në Kavajë.
I urova shërim sa më të shpejtë, si dhe i shpreha nënës dhe familjarëve të tij të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time.

I falënderova mjekët e Durrësit për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e dëshmuar, që Bledari të ketë tashmë një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
U bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë, që ky krim i shëmtuar zgjedhor të hetohet me shpejtësi, si dhe autorët e urdhëruesit e këtij atentati të arrestohen pa vonesë dhe të dalin para drejtësisë.

Me qetësi dhe vendosmëri të shkojmë të gjithë drejt Referendumit të 25 Prillit për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor, për një Shqipëri të çliruar nga bandat dhe korrupsioni, ku vajzat dhe djemtë e nënave të dhembshura, të mos detyrohen të largohen, por të jetojnë të qetë dhe plot shpresë për të ardhmen e tyre në Atdheun tonë të dashur.
Mezi pres të takohem me Bledarin sapo ai të dalë nga spitali.

ME TE LEXUARAT