“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe”, Rama: Mos u nxitoni kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE

Politikë

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të

Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të Bashkimit Evropian për të sjellë në Shqipëri, në periudhën maj-gusht, 145 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Rama shkruan në “Facebook” se kjo është doza e dytë më e madhe nga kontrata e BE me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer.

Mesazhi i Ramës:

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.

ME TE LEXUARAT