Shpresë për “BF”, KAS merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës
KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës. Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në Rrogozhinë koalicioni Berisha - Meta ankimon rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave. Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik, nga ekspertë të huaj të pavarur, të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për të ruajtjen e të dhënave elektronike si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.