Shpëtim Idrizi: Beleri “Kalë Troje” për të rikthyer tensionet në Himarë

Politikë

Shpëtim Idrizi: Beleri “Kalë Troje” për të
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë se Fredi Beleri është zgjedhur si “Kalë Troje” për të rikthyer tensionet në Himarë.

“Beleri është zgjedhur si një kalë troje për të rikthyer tensionet në Himarë, aty ku prej shumë kohësh i kishim harruar, apo ku nuk është vendi të flasim për një minoritet apo një pakicë kombëtare. Sepse Shqipëria i ka njohur pakicat në Finiq e Dropull, edhe kjo është në kundërshyim me direktivat e BE. Pakicat duhet të integrohen në vendet ku jetojnë. Të bën përshtypje edhe fakti i deklarimeve që ai ka dorëzuar në KQZ ku thotë që arsimimi im është një kurs për hidraulik. Pakica greke ka plot personazhe që do e përfaqësonin shumë më mirë Himarën, nëse do bëhej fjalë për të zgjedh një nga minoriteti dhe u zgjodh pikërisht ky personazh, I cili nuk resht duke e treguar këtë amozitet.”, tha Idrizi.  

Sipas tij dalja me flamurin e Vorio Epirit do i mjaftonte SPAK-ut që ky njeri që evokon flamurin e një republike separatist të ishte në burg.

Idrizi thotë se ka edhe dënim për dhunim të simboleve kombëtare

“Dalja me flamurin e Vorio Epirit, vetëm kaq do i mjaftonte SPAK-ut që ky njeri që evokon flamurin e një republike separatist, mund t’iu jap 30 foto ku z.Dule, Beleri e të tjerë kanë dalë me flamurin e Vorio Epirit. E kam thënë që kur përflitej si kandidaturë që është e papranueshme e patolerueshme se si parti politike, apo opozita kandidon këtë personazh me këtë ngarkesë kaq të madhe. Ka edhe dënim për dhunim të simboleve kombëtare. Kam keqardhje të madhe që një njeri I tillë, të përdoret për të hap konflikte të vjetra, nuk e meriton as peshën e kësaj që po diskutojmë.”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT