“Shkoi të kërkonte urdhër mbrojtje, sapo doli e qëlloi me automatik”, detaje të reja nga vrasja në Elbasan

Aktualitet

“Shkoi të kërkonte urdhër mbrojtje, sapo doli e qëlloi

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Elbasan, ku burri vrau me armë zjarri tip automatik gruan, dyshohet se ka pasur si motiv xhelozinë.

Pak minuta para se të ndodhte ngjarja 54-vjeçarja ka shkuar në Gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sapo ka dalë ajo është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se çifti ka qenë në procedurë divorci.

Ngjarja:

Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

ME TE LEXUARAT