Shkarkimi i Metës, 6 deputetët që votuan kundër dhe kush abstenoi komisionin hetimor

Politikë

Shkarkimi i Metës, 6 deputetët që votuan kundër dhe kush

Zbardhen emrat  që kanë votuar kundër miratimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Me 97 vota pro dhe 6 kundër deputetët miratuan sot ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kundër miratimit për Komisionin Hetimor kanë votuar:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elda Hoti

Artur Roshi

Lefter Maliqi

Kujtim Gjuzi

Fatjona Dhimitri

Adriatik Alimadhi

Ndërkohë i vetmi që ka votuar abstenim është Ralf Gjoni.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, do të përbëhet nga Alket Hyseni, kryetar, nënkryetar Myslim Murrizin, sekretare Klotilda Bushka dhe 6 anëtarë të tjerë.

Komisioni ka detyrë që deri me 8 korrik duhet të çojë në parlament raportin përfundimtar nëse Meta ka shkelur rëndë apo jo Kushtetutën me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale.

Tetë prej këtyre anëtarëve do t’i bëjnë shërbimin e fundit PS në “luftën” politike pasi në shtator nuk do të jenë më në Kuvend.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë: 

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind Çarçani

Zëvendësues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

ME TE LEXUARAT