Salianji e shpall në kërkim, Çuçi njofton reformën e thellë në policinë e shtetit

Politikë

Salianji e shpall në kërkim, Çuçi njofton reformën

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u hap me debat për rendin dhe sigurinë.

Deputeti Ervin Salianji kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për të dhënë shpjegime për situatën.

“Të kemi shpallur në kërkim ka një muaj, të kërkon komisioni, ju kërkojmë në interpelancë po nuk ju kapim, jeni bërë si policia me kriminelët. Situata e kriminalitetit është e rënduar” tha deputeti i PD-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas e mori fjalën ministri, që njoftoi reformën e thellë që ka nisur në policinë e shtetit.

“Një nga prioritetet është krijimi i një mjedisi të sigurt nga kërcënimet e krimit të organizuar. Së pari do të reformojmë policinë kriminale.

E kemi nisur, procesi është i gjatë. Po evidentojmë pikat e forta dhe të dobëta. Kompetencat që do të ketë.

Impaktin dhe që pritet që të ndryshojmë edhe kuadrin ligjor. Tkurrja e qelizave të policisë kriminale, fuqizimi në nivel qendror.

Akademia e policisë, laboratori i policisë, por edhe godina e re janë objektivat e tjerë” tha ai.

ME TE LEXUARAT