Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas, Rama: Duhet leje 3 ditë para për të ulur charter-in
Kryeministri Edi Rama njoftoi diten e sotme se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri.
Gjatë takimit me kryebashkiakët, kreu i qeverise ka theksuar se për të ulur charter në Rinas duhet të marrësh leje tre ditë para, pasi fluksi është tepër i madh.
“Sivjet, faktikisht para pak ditësh, Komisioni Evropian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turistëve, pastaj vijnë me radhë, këtu në rajon, Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%, Greqia me 22%, Turqia me 20%, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie për të gjithë arsyet që nuk ka nevojë t’i komentojmë.
"E ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljeve të avionëve charter për shkak se nuk ka vend për 24 orë dhe për të ulur një charter në aeroportin e Tiranës duhet të lajmërosh 3 ditë përpara dhe duhet të prenotosh 3 ditë përpara, gjë që, natyrisht, do të adresohet sepse në aeroportin e Tiranës ka filluar një punë intensive për zgjerimin e pistës, për zgjerimin e vendeve të parkimit, do të hapet aeroporti i Vlorës, por për të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër.“, tha Rama.