Rinumërimi për Tiranën, hapen 28% e kutive! Kryeson PD, ja me sa vota përballë mazhorancës

Politikë

Rinumërimi për Tiranën, hapen 28% e kutive! Kryeson PD, ja me sa

Janë rinumëruar rreth 28% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës. Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet sot do të vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut.

Rezultatet e rinumërimit duket se janë larg pritshmërive të Partisë Demokratike, e cila është në kërkim të mandatit të 14 në Tiranë, në "kurriz" të Partisë Mundësia. 

Me 355 kutitë e hapura deri më tani, PD kryeson me votat. PD rezulton se ka 177 ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë. Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota, Lëvizja Bashkë 15, ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë.

Nga rinumërimi deri më tani rezulton të ketë përfituar 3 vota që s'i takonin, që po ashtu i zbriten.Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar padrejtësisht më 11 maj.

ME TE LEXUARAT