Rimëkëmbja e PD, Gaz Bardhi mbledh kryesinë, zbardhet axhenda

Politikë

Rimëkëmbja e PD, Gaz Bardhi mbledh kryesinë, zbardhet axhenda

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjes e radhës së Kryesisë së kësaj force politike.

Sipas tij, kjo mbledhje vjen me kërkesë të vetë anëtarëve të Kryesisë, ndërsa ka në thelb strategjinë që kjo forcë politike do të zgjedhë për t’u rimëkëmbur.

“Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00, me Rend Dite:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”, thuhet në mesazhin e dërguar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit PD u shpall forcë e katërt në Tiranë, ndërsa humbi ndjeshëm përballë Partisë Socialiste.

Rezultati i një humbjeje të thellë ka sjellë dhe diskutime mes opozitës lidhur me rimëkëmbjen e saj.

ME TE LEXUARAT