Ratifikimi i marrëveshjes së emigrantëve, reagon Meloni: Faleminderit kryeministrit Rama për miqësinë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ditën e sotme Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e emigrantëve mes dy vendeve. Meloni në reagimin e saj ka njoftuar se Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen ku falenderon Ramën dhe institucionet për bashkëpunimin.
Reagimi i plotë:
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni.