Raporti i BERZH, reagon ashpër deputeti i PD: Qeveria po tejkalon edhe rekordet e veta të korrupsionit

Politikë

Raporti i BERZH, reagon ashpër deputeti i PD: Qeveria po tejkalon edhe

Deputeti i PD-së Dashnor Sula deklaron se qeveria po thyen dhe rekordet e veta për korrupsionin.

Duke marrë shkas nga raportoi i fundit i BERZH, Sula shkruan se rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit.

Ai thekson se ndërkohë që të gjithë ne presim që të bashkohemi me perëndimin duke iu bashkuar edhe standardeve të tyre qeveria na çon 180 gradë në drejtim të kundërt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas deputetit të PD, relativizimi nga mazhoranca i korrupsioni i jep zemër hajdutëve në administratë dhe jep efekt në shpopullimin e vendit.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria që thyen rekordet e veta për korrupsionin.

Qeveria Shqiptare në vitin e 11 të saj po tejkalon edhe rekordet e vendosura vetë. Sigurisht, jo drejt përmirësimit, por ato që quhen “rekordet e zeza”. Vetëm ditën e sotme, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi raportin në të cilin thuhej se korrupsioni në Shqipëri është rritur në krahasim me vitin 2016, kur vendi drejtohej nga e njëjta mazhorancë.

Sipas raportit treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016 në 4.62 pikë në 2021. Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit.

Ndërkohë që të gjithë ne presim që të bashkohemi me perëndimin duke iu bashkuar edhe standardeve të tyre qeveria na çon 180 gradë në drejtim të kundërt. Kemi të njëjtët ritme si Bosnja Hercegovina e cila ka probleme të natyrës shumë të ndryshme nga ne.

Raporti i BERZH i publikuar sot, në fakt i jep përgjigje edhe një shqetësimi të madh të BE-së, rritjes ndjeshëm të kërkesave për azil.

Qytetarët nuk duan të jetojnë me një qeveri e cila i “rrjep” ata sa herë që do duhet të marrin edhe një shërbim elementar.

Rasti i zyrtares që u vodh nga pastruesja duhet të kishte shërbyer si një moment për të bërë kthesën e madhe dhe të ndërmerrej një iniciativë për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë të administratës, por fatkeqësisht ajo u kalua me relativizim nga mazhoranca dhe asnjë masë të marrë.

Kjo sjellje i jep zemër hajdutëve në administratë dhe jep efekt në shpopullimin e vendit.

ME TE LEXUARAT