Rama “zhduk” nga Samiti i BE-së Albin Kurtin, kryeministri ndan foton krah Vuçiçit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto familjare nga samiti me liderët evropianë dhe ata rajonalë në Moldavi, por ajo që tërheq vëmendjen është “prerja” e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Siç shihet në këtë foto të mësipërme që ndan Edi Rama, fotografia është prerë pikërisht aty ku duhet të fillonte Albin Kurti. Pas kryeministrit të Kosovës, qëndrojnë dhe disa liderë të tjerë që janë “zhdukur” nga foto.
Ndërkohë, më poshtë është dhe fotoja e plotë familjare e samitit, në të cilën shihet qartësisht se kryeministri Edi Rama është vendosur krah presidentit serb, kurse Albin Kurti është në skajin tjetër.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.