Rama u përgjigjet nga Italia akuzave të opozitës: Pretendimet për largimin e 1 mln shqiptarëve, gënjeshtra
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Italia akuzave të opozitës, lidhur me takim e parë të zhvilluar me diasporën, atë në Greqi, ku u tha se stadiumi ishte mbushur me administratën e marrë me autobusë nga Tirana.
Rama u shpreh po ashtu se akuzat e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë.
“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë”, u shpreh ai.