Rama: Tuneli kokëshkëmb i Murrizit, dëshmi që s’ka kala që nuk e marrim!
Lajmifundit
/
15 Mars 2025, 08:58
Politikë
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një mesazh politik, krahas videos nga tuneli i Murrizit.
Ky tunel është një dëshmi, që s’ka kala që ne nuk e marrim, shprehet kryeministri.
“Dhe me pamjet e shumëpritura të dorëzimit të Tunelit kokëshkëmb të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim, ju uroj veçanërisht dibranëve ta gëzojnë bashkimin me Tironën, dhe të gjithëve bashkë një fundjavë të këndshme", shkruan Rama.