Rama reagon pas publikimit të përgjimit të Artan Lames: Do të kishte revoltë nëse...

Politikë

Rama reagon pas publikimit të përgjimit të Artan Lames: Do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me audio regjistrimin për legalizimet që është bërë publik sot në media, ku kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaronte që qytetarëve mos u tregohej e vërteta për 100 mijë banesa që s’mund të legalizoheshin.

Rama tha se ajo video nuk është përdorur për fushatë, por të gjitha shqetësimet që janë thënë të janë pasqyruar në ligjin e ri për legalizimet, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk mund t’i tregohej qytetarëve, pasi në të kundërt do të kishte revoltë.

Pjesë nga biseda me Euronews:  

Pyetje: Në Shqipërinë e 2021 e kishit menduar se duhet të bëheshin ndere me legalizime, patenta, për të marrë votën.

Rama: Patenta për të marrë votën nuk bën vaki.

Pyetje: Po legalizime?

Rama: Është e pamundur.

Pyetje: Ka dalë një audio-përgjim i zotit Lame sot në media. Ai tha se i referohet vitit 2017.

Rama: Faleminderit që më pyete, ai s’ka lidhje fare me votat. Zero. Është një diskutim i bërë para se të miratohej ligji i ri.

Po ta shikoni se çfarë ka fol ai në atë audio dhe po të merrni ligjin e ri dhe do të shikoni që të gjitha ato shqetësime që janë thënë aty janë adresuar në ligjin e ri. S’ka qenë çështje votash, se në fakt e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash.

Pyetje: Dukej si një mashtrim. Mos flisni tani para zgjedhjeve se do ia themi më mbrapa po nuk do legalizohen këto.

Rama: Është në një periudhë kur flitet për ligjin. S’ka lidhje me zgjedhjet. Dhe ai ligj sot është fakt.

Pyetje: Nëse i themi se do prishet shtëpia mund të shkojë me votë te qytetari.

Rama: Kjo është për të thënë se nuk mund t’i thuhet qytetarëve kjo gjë sepse të gjithë ata çohen në revoltë.

ME TE LEXUARAT