Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë

Politikë

Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë  diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën "Sy me Sy".

Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

"Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’.

Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat," ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një "odise" të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej."-thotë Rama. 

Rama ka theksuar gjithashtu se, megjithë sfidat, ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke kontribuar në përmirësimin e qarkullimit dhe forcimin e ekonomisë lokale.

ME TE LEXUARAT