Rama për Berishën: Bufi thotë do e kullufis SPAK-un më 12 maj! Ne do u japim ‘noc rrokun’ në çdo kuti!
Nga Berati, kryeministri Edi Rama ironizoi Sali Berishën, duke thënë se bufi i kënetës më 12 maj thotë se do të kullufisë SPAK dhe do të çlirojë TikTok.
“Barazinë para ligjit, si mendoni ju e keni të sigurt nëse ne s’jemi garantët. Vjen këneta dhe e forcon bufi e thotë do i kullufis më 12 maj. Do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK. Pavarësisht se ca do marrë ai me 11. Ne duhet t'u prezantojmë noc rrokun më 11 maj, duhet tua prezantojmë se nuk e njohin.
Noci është diçka shumë e madhe që do marrësh. Kur t’u kujtohet jo ta përmendin më, po t’u rrinë shumë larg. Këtu në Berat, nocin do ua prezantojmë kuti për kuti. Hap kuti e dil noci, hap kuti e dil noci”, tha Rama.
Po ashth Rama ka ironizuar disa prej përfaqësuesve të opozitës nga Basha, Gjuzi dhe Jenisheri. Kreu i PS-së ka bërë batuta dhe me Selami Jenisherin.
"Por kur del Luli thotë, t’i morën të gjithë. Se Lulin po marr se, Luli është më seriozi nga ata. Mbas Kujtim Gjuzit, se është Kujtim Gjuzi i pari, po atë e diskriminuan. Jo, ishte Selamiu, ishte tërhequr nga koalicioni madhështor. I keni parë baluket e Selamiut çfarë kryevepre si Greta Garbo. Ata janë më seriozët.
Pra, unë jam shumë krenar, që nuk diskutohet që është dhimbje dhe nga ana njerëzore.
Kjo periudhë kohe që tek ne është 2 vjet, 3 vjet për jetën e vendit është një fragment. Ama fëmijët tanë do e përfitojnë atë që dot kurrë se kanë përfituar fëmijët, e fëmijëve të fëmijëve, deri sa erdhëm ne, sepse asnjëherë në Shqipëri nuk ka pasur vullnet për të bërë shtet", tha Rama.