Paralajmëron Rama: Nëse “çmenduria bullgare” vazhdon ne do të...

Politikë

Paralajmëron Rama: Nëse “çmenduria bullgare”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria do të ndahet nga procesi i përbashkët për integrimin në BE me Maqedoninë e Veriut, nëse vijon ngërçi me Bullgarinë.

Në një intervistë për “France 24”, Rama deklaroi se  me Maqedoninë e Veriut do të mbetemi miq të mirë dhe do të vijojnë bashkëpunimin në “Open Balkan”, por mund të ndahen për sa i përket perspektivës evropiane, nëse vetoja bullgare do të vijojë bllokadën për anëtarësimin në union. Ai përdori  dhe termat“çmenduri bullgare” për të përshkruar veton.

“Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur ne jemi fqinj dhe ne po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.

Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian, ata mund ta bllokojnë në çdo moment, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT