Rama: Në pandemi na shpëtoi Erdogan, BE kujdesej vetëm për veten
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë dhe ndër të tjera foli për hendekun që ekziston mes vendeve anëtare të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Një fakt që e tregon këtë tha Rama është pikërisht pendemia. Mënyra se si u shpërndanë vaksinat ishte e tmerrshme.
Rama shtoi se nëse nuk do të kishte qenë presidenti i Turqisë, Erdogan në Shqipëri do të kishte pasur më shumë vdekje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Momenti më befasues i hendekut mes fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia.
Kur të gjithë ne u izoluam tërësisht. Dhe pamë vendet e BE që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre.
Dhe kur erdhën vaksinat, bënë një shpërndarje të tyre skartoi tërësisht faktin që kishte 6 vende të rrethuar nga kufijtë e BE kishin po aq nevojë.
Ajo çfarë ndodhi ishte që ne si shqiptar, vrapuam të Turqia, Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia te të gjitha me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët.
Nëse nuk do të kishte qenë për presidentin e Turqisë Erdogan, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje. Ndërkohë që BE kujdesej vetëm për veten e vet dhe u deshën shumë kohë që ata t’i kthenin sytë nga ne dhe pastaj situata ishte mirë se na dhanë shumë vaksina. Kjo ishte një marrëzi, por ishte realiteti.