Rama mbron patronazhistët: Çoroditët popullin, karta e ID-së është si targa, s’i duhet as dreqit

Politikë

Rama mbron patronazhistët: Çoroditët popullin, karta e

Mbrëmjen e sotme, Partia Socialiste mbylli takimin elektoral në qytetin e Elbasanit në një takim të zhvilluar me simpatizantët e të gjithë qarkut në stadiumin “Elbasan Arena” por edhe jashtë tij.

“Kur hyra këtu e ndjeva veten në atmosferën e një ndeshje të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 Prill nuk do të shkojë atje të kutia e votimit për një palë, por për cdo shqiptar.

Jam shumë i frymëzuar nga gjithë këto ditë rrugëtimi në këto stacione kaq të bukura, ke ne mblidhemi dhe ruajmë rregullat, ku takohemi me njëri tjetrin dhe i japim Shqipërisë një mesazh të qartë, që ne “nuk e duam Shqipërinë për pushtetin, por e duam shtetin për Shqipërinë”.

Unë kam marrë me vete kartën e ID dhe dua t’u lexoj numrin tim të ID-së, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje për t’u futur ankthin dhe pasigurinë dhe çoroditur, mbajeni shënim “Rama Edi, kombësia shqiptare, lindur në Tiranë, 04.07.1964, dhe numri i kartës sime është G40704039G.

Ja e morët edhe kartën, çe doni, kujt i duhet, cfarë do të bëni? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë kartën tha, ne të dimë shumë gjëra ty, se ai numri nuk i duhet dreqit, prandaj mos u shqetësoni fare, karta e ID-së e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende karta e ID-së që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë nuk do të ishte thjesht një dokument por do të kishte sigurimet, të dhënat personale, kartelat shëndetësore, sikur i kanë kartat e ID-së në shumë vende dhe të gjitha të Europës.

Kjo është si me të marrë targën e makinës, nuk e di, numrin 12, merreni numrin 12” tha ai.

ME TE LEXUARAT