Rama kritikon kryebashkiakët: Procesi i legalizimit nuk ka ecur para, angazhohuni ju personalisht

Politikë

Rama kritikon kryebashkiakët: Procesi i legalizimit nuk ka ecur para,

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në mbledhjen me kryebashkiakët e ka nisur me procesin e legalizimeve ku ka qenë kritikues dhe aspak i kënaqur.

Kreu i qeverisë njoftoi se bashkitë e vendit do të përfshihen në procesin e legalizimeve ku do krijohet një mekanizëm transparence dhe llogaridhënie, kjo pasi procesi ka ecur, por ka progres të pakënaqshëm dhe se vetë kryetarët duhet të angazhohen.

“Nëpërmejt këtij sistemi do krijojmë një mekanizëm trans arence dhe një lloogaridhënie. Kjo do bëjë që kryebashkiakët mos jenë në pamundësi në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve që kanë ankesa për legalizimin. Do largojmë “krimin” e kërkesës për rryshfet.

Procesi ka pasur progres, por progres të pakënaqshëm. Ne për banesat duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë për kohën e kërkesave. Është e padrejtë që disa presin prej vitesh disa e marrin edhe pse kanë aplikuar më vonë.

 Ju keni detyrë t’i vendosni sipas radhës. E para është: Legalizimi i banesave. Duhet të fokusoheni ju personalisht.

Ka një sërë bashkishë që kanë numër të vogël kërkesash. Nuk ka arsye që njerzit të presin. Sa i përket ndërtesave pa leje , ato mund të presin. Procesi që bëmë në Himarë dhe në Theth."

ME TE LEXUARAT