Rama ironizon opozitën: Janë mbledhur ca shitësa qilimash bashkë dhe premtojnë rroga 1 mijë euro!

Politikë

Rama ironizon opozitën: Janë mbledhur ca shitësa qilimash

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku është takuar me socialistët për të diskutuar zgjedhjet e 11 majit ndërsa  ka kujtuar dhe ngjarjet kur qeveriste Sali Berisha, duke e lidhur me ngjarjet e djegies së redaksisë Koha Jonë dhe vrasjen e ndodhura në 21 Janar 2011.

Po ashtu Rama ironizoi opozitën e cila ka premtuar rroga të larta nëse fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet.

"Keni dëgjuar ju ndonjëherë që në BE dhe të merren me ata që janë anëtarë të BE-së nga lindja, ata merren me ata që nuk janë anëtarë. Si mund të privohet kjo, kjo privohet vetëm nëse ne rrimë me bufin e kënetës. Ne sot kemi një parti të re për të gjithë ata që duan të rinj në parlament por edhe të vjetër në eksperiencë.Kur s’ke gjë në dorë, mund ti premtosh të gjithëve. Luli thotë që do heq vizat me Amerikën, edhe ai e ka treguar që i heq. Këta thonë që do t’i bëjnë pensionet 400 euro edhe rrogat 1000 mijë euro. Janë mbledhur ca shitësa qilimash bashkë.

Nuk mund të humbim ne asnjë moment dhe nuk mund të çorientojmë ne kalendarin e negociatave.

Serbia është ulur në tavolinë në 2012 dhe të gjitha në rajon janë mbas nesh. Tani çdo i themi ne BE-së që ne kemi një kënetë këtu, edhe tani t’i themi BE-së prisni ju pak të numërojmë bretkosat. Në aspektin e përbashkët BE-ja është fundi i një historie të një rreziku të vazhdueshëm të humbjes së një lirie individuale, e cila rrezikon t’i mbajnë në tutelë këta që flasin në emër të demokracisë. Mund të vinë sërish ata që djegin redaksitë e gazetave dhe ata që vrasin mes bulevardit. Këta nuk duhet të vinë sërish.

BE-ja garanton lirinë individule", tha Rama.

ME TE LEXUARAT