Rama "ironizon" grekët: Ne mendojmë se jemi më të vjetrit, grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre

Politikë

Rama "ironizon" grekët: Ne mendojmë se jemi më të

Kryeministri Edi Rama të shtunën ka marrë pjesë bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE’së”.

Në fjalimin e mbajtur, përveç kritikave që i adresoi ndaj BE-së që nuk po lëviz në raport me shtetet e Ballkanit, Rama bëri batuta edhe për ballkanasit.

Ajo që mori vëmendjen ishte beteja për të “vërtetat historike” rreth lashtësisë së popujve ballkanikë. Rama, në këtë aspekt, përmendi garën ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve se kush është më i moçmi në Gadishull.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Ballkan ne të gjithë kemi në mendje se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit. Po t’i pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, e lëre me grekët që mendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve.

Le te shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe nëse është kafe turke apo kafe greke. Nje kafe mjaftë e fortë që me mirë mos ta provoni. Keshtu edhe maqedono-veriorët dhe bullgarët e njëjta gjë” ka thënë Rama.

Më tej, kryeministri Rama i cili gjatë javës që shkoi ishte i ashpër me BE-në gjatë fjalimit në Austri e pranoi se jo vetëm BE ka faj që nuk i zgjat dorën rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Keshtu që keni durim me ne miqtë e dashur dhe mos harroni dhe pavarësisht problemeve tona që më duhet t’i theksoj, sepse kjo nuk nënkupton se jemi viktimë e ndonjë padrejtësie nuk është kaq e thjeshtë është më e komplikuar se kaq.

Jemi të gjithë viktima të historisë sonë e herë viktima të vetës, por jemi njerëz të mirë, jemi njerëz besnikë dhe jemi të çmendur, kështu që më mirë të na keni me ju. Keshtu që kur na keni me ju mund ta keni më të mirën tonë të qenit besnikë të qenitë të mirë, çmendurinë tonë mund tonë kur të merreni me të tjerët” ka theksuar Rama. 

ME TE LEXUARAT