Rama "i qan" hallet Serbisë: Do ju marrim në Bashkimin Evropian, nuk do ju lëmë me...

Politikë

Rama "i qan" hallet Serbisë: Do ju marrim në Bashkimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma rajonale Ballkani i Hapur do të ndihmojë edhe ndër të tjera, që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe që kjo e fundit të mos ketë më influencë në Beograd.

Pyetur nga Euronews Albania në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez Mark Rutte, Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë.

“Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore.

Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale.Ndaj, unë besoj se duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë të shkojë nga ana tjetër.

Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu qëndrimi për t’i thënë gjërat, për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë, ky është qëndrimi i duhur”, tha ai.

Lidhur me propozimin e presidentit francez për një komunitet të ri politik evropian, Rama u shpreh se kjo do ta bashkojë Ballkanin në tryezën e diskutimeve për tema me peshë ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT