Rama i përgjigjet komentuesit: Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 300 mijë vende pune më shumë!
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në Facebook, duke theksuar se shëndetësia është si nata me ditën, taksat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon si dhe financimi i arsimit është trefishuar. Po ashtu Rama tregoi rritjen e pensioneve, fuqizimin e Bujqësisë so dhe procesin e legalizimeve.
“Shëndetësia është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 210 mijë pensionistë të rimbursuar, 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë diskriminim. Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 1 milion e 317 mijë, jemi 300 mijë vende pune më shumë.
Taksat janë 97 % që paguajnë më pak, taksat janë më të ulëtat në rajon. Cmimi i energjisë u ul 10.5% cmimi më i ulët që nga 1990. Financimi i arsimit është më i larti, nga 60 milion sot në 200 milionë euro, gati trefish. Bujqësia ishte përtokë, gjysmë miliardë euro eksporte produktesh shqiptare në Evropë.
Heqja e TVSH të ushqimeve ka qenë ambicie e parealizueshme. 21 mijë legalizime gjetëm, 270 mijë legalizime kemi bërë falas.
Katër zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 të përfunduara dhe të tjera. Borxhi publik sot është 55 %. Fakte institicionesh, jo kuak kuak kuak politike", tha Rama.