Rama i përgjigjet Berishës: Ballkani i hapur nuk do të ndalet

Politikë

Rama i përgjigjet Berishës: Ballkani i hapur nuk do të ndalet

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish rëndësinë e "Ballkanit të Hapur" për vendin tonë dhe rajonin.

Kësaj here në një përgjigje për Berishën, Rama shkruan në Twitter se Ballkani i hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot.

Rama shkruan në Twitter  se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Sali Berisha  kritikoi sot nga Berati Ballkanin e Hapur.

Përgjigjia e Ramës në Twitter

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”.

ME TE LEXUARAT