“Pse PD nuk denoncon me emra oligarkët e pallateve në shkelje?” Berisha:Do përmendim çdo gjë

Politikë

“Pse PD nuk denoncon me emra oligarkët e pallateve në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk kanë hezituar asnjëherë që të publikojë emrat e pronarëve të pallateve me kate pa leje.

Ai tha se çdo kullë në Tiranë ka kate pa leje.

“Nuk di ndonjë që nuk ka kate pa leje. A mund të më tregosh një kullë që nuk është me kate pa leje. Ky problem është i zgjidhur me kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk është investitor, se është absolutisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk di një të vetme që nuk ka kate mbi kate. Kjo është e zgjidhur se në 2020 ky amendoi kodin penal dhe përcaktoi 1; konfisikim nga shëtit dhe 2; burg për atë që i ka ndërtuar. Po ky i ka burgosur 3400 qytetarë që nuk kanë ndërtuar kate kullash, por mure shtëpish, apo shtesë.

Por këta të kullave jo. Ose është bashkëinvestitorë, ose ka marrë valixhen. Do ketë..nuk ndalem. Çdo emër do përmendet dhe çdo qëndrim do zbatohet. Kjo e ka penguar atë të veprojë. Dihet se kush janë, dhe pse janë bërë shumë. Çdo emër do përmendet. Nuk ka konfiskuar gjë.”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

ME TE LEXUARAT