“Prologu i një viti të shkëlqyer me turistët që mirëpret”, Rama nxjerr pamjet nga Saranda
Lajmifundit
/
21 Maj 2024, 08:40
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga bregdeti i Sarandës.
Rama shkruan krah videos se ky qytet mirëpret turistë nga e gjithë bota e vizitohet në të gjitha mënyrat.
Sipas tij Saranda është prologu i një viti turistik të shkëlqyer.
“Mirëmëngjes dhe me Sarandën që mirëpret turistë nga e gjithë bota e vizitohet në të gjitha mënyrat duke qenë prologu i një viti turistik të shkëlqyer, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai.