Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë me ‘cen’, ia lë topin në dorë KQZ-së

Politikë

Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë me

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka përfunduar verifikimet për 2 prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, të cilët kishin qenë pjesë e listës së ”zezë” të KQZ-së.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i takon KQZ-së të vendosë tashmë në rast se rezultatet që kanë dalë nga verifikimet e kandidatëve janë pjesë e sferës së ndalimit të tyre për tu zgjedhur.

Burime bëjnë me dije se kandidatët që janë verifikuar derimë tani nga ana e Prokurorisë i përkasin LSI-së dhe Nismës Thurje. Tashmë pritet vendimi i KQZ-së për të marrë një vendim final për këto kandidatura, ndërkohë që në total janë 30 kandidatë që pritet të verifikohen.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

ME TE LEXUARAT