Pritej të vizitonte kampin e emigrantëve, zbulohet arsyeja se pse Giorgia Meloni nuk shkoi në Gjadër!

Politikë

Pritej të vizitonte kampin e emigrantëve, zbulohet arsyeja se pse

Një nga temat që u diskutua gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë ishte edhe çështja e emigrantëve, me Italinë në rolin e promotoreve kryesore, pas marrëveshjes së arritur me Shqipërinë për ngritjen e qendrave për emigrantët në zonën e Gjadrit, në Lezhë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Tiranë për samitin, kishte paralajmëruar më herët se do të vizitonte personalisht kampin në Gjadër, por kjo vizitë nuk u realizua.

E pyetur nga gazetarët mbi arsyen, Meloni u përgjigj shkurt: “Nuk kam kohë të shkoj. Por po ecim përpara, siç premtuam.”

ME TE LEXUARAT