Princi i kurorës e fton të Riad, Rama vishet me tunikën e sauditëve
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Ky i fundit i solli Ramës ftesën e Princit të Kurorës Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale duket i veshur me tunik, veshjen tradicionale të vishet në përditshmëri në Lindjen e Mesme.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme,” shkruan Rama.