Plagosja e demokratit në Kavajë, Rama thirrje Bashës: Mos të politizohet ngjarja, autori të prangoset

Politikë

Plagosja e demokratit në Kavajë, Rama thirrje Bashës: Mos të

Kryeministri Edi Rama reagon në rrjetet sociale për plagosjen e 27-vjeçarit,Bledar Okshtuni në zyrat elektorale të PD në Kavajë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se autori duhet prangoset sa më shpejt dhe se duhet lënë politika jashtë kësaj ngjarje. Ai fton kreun e PD-së, Lulzim Basha t'i bashkohet pa nxitur tension. 

"Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja!

\LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!", shkruan Rama. 

ME TE LEXUARAT