Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë

Politikë

Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep

Bashkia e Tiranës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive të javëve të fundit.

Reshjet masive të muajit maj 2023 në rajonin e Emilia Romagna, Itali, kanë shkaktuar fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda.

Situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një kohë të shkurtër, duke nxjerrë nga shtrati lumenjtë që kalojnë në këtë rajon, ka sjelle si pasojë dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në komunat Forli, Cesena e Ravena.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto reshje kanë shkaktuar humbjen e jetës për 15 persona, si dhe dëme të shumta në banesa, ura, rrugë dhe në disa biznese, të cilat janë përmbytur nga uji dhe balta. Popullsia e dëmtuar është mbi 23 mijë banorë, një pjesë prej të cilëve janë evakuuar nga autoritetet dhe të tjerët janë transferuar tek të afërmit e tyre.

ME TE LEXUARAT